Mar. Maj 7th, 2024

Osmani takon Udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, bisedojnë për anëtarësim e Kosovës në NATO

By Rtv Arbëria Nën 21, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrin e mbrojtjes, Armend Mehaj kanë takuar Udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Ajo ka thë në se, në takim ka theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe se kjo do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë.

Postimi në Facebook:

Në takim me Udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer, kam theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, i cili do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë. Kam shprehur mirënjohjen për angazhimin e forcave të NATO-s në Kosovë ndërkaq Admirali Bauer ka shprehur falenderimin e NATO-s për vendimin e Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *