Mër. Qer 19th, 2024

Përfundimisht ndahen nga koalicioni lista ‘Guxo’ me Vetëvendosjen

By Rtv Arbëria Kor8,2021

Ditëve të fundit, pati një përplasje mes zyrtarëve të Listës “Guxo”, disa nga të cilët kërkuan që në zgjedhjet e 17 tetorit të garojnë të vetëm si subjekt, pa koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Burime të medias brenda Listës “Guxo”, kanë bërë të ditur se kjo parti politike, ka aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për t’u regjistruar si Iniciativë – që do t’ua mundësonte të garojnë të vetëm në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Aplikimin në KQZ e ka bërë deputeti i Listës sonë, Burim Karameta”, ka thënë shkurt ky burim nga Lista “Guxo”.

Media ka provuar disa herë të kontaktojë me Karametën, por i njejti nuk i është përgjigjur thirrjeve të gazetarit. Madje, deputeti Karameta, e ka fikur edhe telefonin, duke mos dashur të përgjigjet në insistimin e redaksisë.

Deri më tani, degët e Listës “Guxo” në Ferizaj, Kllokot, Gjakovë, Istog dhe Vushtrri, publikisht kanë bërë të ditur se janë kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, në garën e zgjedhjeve lokale.

Këta zyrtarë kanë kërkuar që Lista “Guxo” të garojë si subjekt i vetëm në zgjedhjet e vjeshtës, por deri më tani, me këtë kërkesë të tyre, nuk janë pajtuar drejtuesit kryesorë të kësaj partie – Donika Gërvalla, Faton Peci dhe Haxhi Avdyli.

Mirëpo, regjistrimi i Listës “Guxo” në KQZ, nënkupton edhe se kjo iniciativë qytetare mund të garojë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 17 tetorit. Një opsion tjetër, Lista “Guxo” mund ta përdorë në zgjedhjet e vjeshtës, sikurse Mimoza Kusari – Lila, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit, garoi në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje me subjektin e saj “Alternativa”.

Lista “Guxo”, ishte ndarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, para zgjedhjeve të 14 shkurtit të këtij viti. Aktualisht kjo listë përfaqësohet në qeverinë e Kosovës me dy ministri dhe disa zv.ministra. Kurse, deputetë nga kjo listë, janë: Haxhi Avdyli, Doarsa Kica – Xhelili, Jeta Statovci, Burim Karameta dhe Ekrem Mustafa.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *