Sht. Kor 27th, 2024

Përmbledhje e shkurtër e lajmeve ditore 01.07.2020

By Rtv Arbëria Kor1,2020

BE-ja insiston në vazhdimin e dialogut, por paralajmëron “reduktime të përkohshme” të kontakteve me Thaçin.***Ehat Miftaraj: Me shfuqizimin e Ligjit për Paga, Kushtetuesja në kundërshtim me vendimin e saj të mëhershëm.***50 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë futen në vetizolim, ndryshon orari i QMF-ve.***Anulimi i Ligjit për Paga/ Presidenti dhe kryetarja e Kuvendit pagat më të mëdha.***Shqipërisë nuk i lejohet hyrja në BE nga 1 korriku..***Dialogu me Serbinë “s’mund të vazhdojë me president të pafuqishëm dhe me kryeministër të pafuqishëm”.***Këshilltari i Veselit ia shuan shpresat Osmanit, flet për mundësinë e zgjedhjes së presidentit të ri.***Judah: Dialogu dobësohet nëse Thaçi dorëhiqet, Hoti “xhuxh politik” në raport me Vuçiqin.***BE’ja nuk e konsideron më Thaçin president të Kosovës dhe partner në procesin e dialogut.***Në Pejë këmbehen pronat komunale me private, opozita e quan “masakër”.***Hoti e Zemaj në kundërshtim me njëri-tjetrin, njëri thotë Infektiva e stërmbushur tjetri e quan gënjeshtër.***Sindikatat paralajmërojnë masa pas shfuqizimit të Ligjit për Paga.***; moti: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë prezent mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për mot të nxehtë dhe me vapë.IHMK njofton se në fushat termike do të ketë rritje në të dy ekstremet.Ndërkaq, nga dita e enjte parashihet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu të cilat lokalisht do të jenë intensive, afatshkurta të shoqëruara me stuhi dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. Të mërkurën parashihen keto temperatura: minimalja 18 gradë, maksimalja 32 gradë (me ndjeshmeri 36 gradë celcius). covid-19 raste- 2878,të shëruar 1577.***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *