Sht. Kor 27th, 2024

Përmbledhje e lajmeve 30.06.2020

By Rtv Arbëria Qer30,2020

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet do të jap dorëheqje, ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviqit.***Karantinimi në qytete me shumë raste me koronavirus mund të kthehet. Një mundësi të tillë e ka lënë të hapur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të hënën. Ai ka folur pas mbledhjes së Komitetit për Pandeminë.***Ishte paraparë për të martën, anulohet takimi Edi Rama – Ramush Haradinaj..***Etem Arifi të hënën duhej të paraqitej në burg për të vuajtur dënimin, por bën ankesë në Apel.***Paralajmërohet rrëzimi i Qeverisë Hoti.***Kufijtë e BE-së mbesin të mbyllur për kosovarët edhe pas 1 korrikut, shkaku i numrit të madh të infektimeve.***Diskutohet nisma legjislative për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare.***Zyrtarja e PE-së i dërgon një letër Presidencës gjermane, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën.***Njoftim nga qeveria Hoti per masat e reja :Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me #COVID19 , sot kemi filluar kthimin e disa prej masave! Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19. Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial; Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor; Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin! Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!.***Merkel dhe Macron bëjnë thirrje për plan të rimëkëmbjes së BE-së nga koronavirusi.*** moti: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë prezent mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për mot të nxehtë dhe me vapë.IHMK njofton se në fushat termike do të ketë rritje në të dy ekstremet.Ndërkaq, nga dita e enjte parashihet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu të cilat lokalisht do të jenë intensive, afatshkurta të shoqëruara me stuhi dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.sot parashihen keto temperatura: minimalja 13 gradë, maksimalja 329gradë (me ndjeshmeri 32 gradë celcius). covid-19 raste- 2799,të shëruar 1506.***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *