Enj. Maj 2nd, 2024

Përmbledhje e shkurtër e lajmeve ditore

By Rtv Arbëria Qer 29, 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të qëndrojë sot në Kosovë.Në vizitën e tij zyrtare, Rama do të zhvillojë disa takime radhazi. Bëhet e ditur se Rama takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.Thaçi sot u drejtohet qytetarëve rreth aktakuzës së Speciales.***Shtyhet mbledhja e kryesisë së kuvendit, dyshohet se shkak është coronavirusi.***Serwer: Thaçi duhet të japë dorëheqje nëse i vërtetohet aktakuza nga Specialja***Kufijtë e BE-së mbesin të mbyllur për kosovarët edhe pas 1 korrikut, shkaku i numrit të madh të infektimeve.***Diskutohet nisma legjislative për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare.***Ministria e Financave është duke shqyrtuar propozimin për tërheqjen deri në 10% të kursimeve në Trustin Pensional nga qytetarët si ndihmesë në kohën e pandemisë.***Kosova mbështet shpresat te Gjermania për liberalizimin e vizave.***Shpërndahet virusi në Kuvend, pas Gashit, infektohen edhe dy zyrtarë..*** moti: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë prezent mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për mot të nxehtë dhe me vapë.IHMK njofton se në fushat termike do të ketë rritje në të dy ekstremet.Ndërkaq, nga dita e enjte parashihet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu të cilat lokalisht do të jenë intensive, afatshkurta të shoqëruara me stuhi dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.sot parashihen keto temperatura: minimalja 18 gradë maksimalja 31 gradë (me ndjeshmeri 35 gradë celcius). covid-19 raste- 2677,të shëruar 1425.***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *