Sht. Kor 27th, 2024

Përparim Rama: Ja me kë e kam betejën për Prishtinën

By Rtv Arbëria Gus20,2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, e sheh Arben Vitinë nga Lëvizja Vetëvendosje si kundërkandidatin e tij të vetëm në garë për Prishtinën gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur ai gjatë një interviste të zhvilluar ka shpalosur planin e tij për kryeqytetin.

Sipas tij, meqë Lëvizja Vetëvendosje si parti ka një eufori, kjo do të bëjë që Arben Vitia, i cili për momentin është edhe ministër i shëndetësisë, të futet në betejën kryesore për Prishtinën, të tjerët sipas tij, nuk janë të fushës.

“Tash mendoj që Vetëvendosja si partia më e madhe politike në vend e ka një frymë, një eufori e cila me siguri që do t’i ndihmojë kundërkandidatit tim nga kjo parti dhe ndoshta kjo do të jetë ajo beteja kryesore. Të tjerët, kam respekt për ta por mendoj që nuk janë të fushës,” – u shpreh Rama.

Ai e ka konsideruar si sakrificë kandidimin e kandidatëve të partive të tjera për Prishtinën, çka thotë se tregon se ata kanë interes për kryeqytetin.

“Unë i respektoj të gjithë kundërkandidatët. Vet arsyeja pse ata kanë vendosë me u marrë me çështjen e Prishtinës tregon se kanë një interes për qytetin e Prishtinës. Është një sakrificë nga ana e tyre që të merren me këto, edhe për këtë arsye kam respekt për ta,” – u shpreh tutje ai.

Rama gjatë intervistës është shprehur i bindur se do të dal fitues në zgjedhjet e 17 tetorit, madje pa balotazh.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *