Sht. Tet 5th, 2024

Shpenzimet nga strehimi i përkohshëm i afganëve do të mbulohet nga qeveria amerikane

Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi një takim online me përfaqësues të dhjetëra shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan. Ky takim u organizua nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit amerikan, Wendy R. Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland.

Sipas komunikatws qeveritare në emër të qeverisë amerikane, Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Nuland shprehën vlerësimin e tyre të thellë për shtetet mike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, që kanë treguar vullnetin dhe ofruan gatishmërinë e tyre për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë, aplikantë në procesin për ‘Viza Speciale të Imigrimit’ (SIV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sherman potencoi se të gjitha shpenzimet nga strehimi i përkohshëm i qytetarëve afganë do të mbulohet nga qeveria amerikane.

Në mbledhjen saj të 26-të, Qeveria ka marrë vendim për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Ekipet përkatëse të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në komunikim të vazhdueshëm në lidhje me hollësitë e strehimit të tyre.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *