Hën. Pri 29th, 2024

Presidentja Osmani dekreton 48 gjyqtarë

By Rtv Arbëria Kor 8, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 48 gjyqtarë.

Në një komunikatë për media thuhet se këta gjyqtarë janë dekretuar me mandat fillestar për tri vite, dhe do të sistemohen në Gjykatat Themelore.

Në ceremoninë e betimit para presidentes së vendit, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë parimi bazë i punës së tyre.

Sipas saj, gjyqtarët e rinj duhet të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pa ndikuar dhe profesional, sepse shteti i së drejtës është bazament i zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *