Sht. Tet 12th, 2024

Shkarkimi i parë i lartë në Komunën e Prishtinës, Zogaj thotë se ky është vetëm hapi i parë!

Sot u shkarkua nga pozita e drejtorit, Burim Kelmendi, kryeshef i Kompanisë Rrajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.

Deri te shkarkimi i tij, sipas anëtarëve të bordit, ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit dhe mos-realizimit të objektivave për rritjen e kapitalit të kompanisë.

Lidhur me këtë shkarkim ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka thënë se ky është vetëm hapi i parë në përmirësim të gjendjes në kryeqytet.

“Si rezultat i gjetjeve të shumta të Auditorit, por edhe gjendjes që të gjithë po e shohim çdo ditë, shkarkohet nga detyra Kryeshefi i Ndërmarrjes ‘Pastrimi’! Ky është vetëm hapi i parë në përmirësimin e gjendjes” deklaroi Zogaj.

Ndërkohë, Auditori ka arsyetuar shkarkimin e Kelmendit, duke thënë se ky i fundit merrte vendime përtej kompetencave të kryeshefit ekzekutiv.

“Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyrës së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të kryeshefit ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve. Vendimi për shkarkimin nga pozita e kryeshefit ekzekutiv, z. Burim Kelmendit, hyn në fuqi sot, me datë 08.07.2022” deklaroi Auditori.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *