Enj. Dhj 5th, 2024

Priten masa tjera pas 1 korrikut për hotelerinë, Muçiqi kërkon ndihmë nga Qeveria për t’u rimëkëmbur

Pas datës 1 korrik pritet të ketë masa lehtësuese për sektorin e hotelerisë, por gjithmonë duke u bazuar në situatën epidemiologjike, kështu tha përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi.

“Është lajm i gëzueshëm për sektorin që ne përfaqësojmë, dhe sado pak e ka kthyer atë shpresën e këtyre bizneseve që më në fund t’i kthehen një far lloje normaliteti pasi që masat janë më të mirat në rajon, nuk është ashtu siç e kemi pritur por 95% e atyre propozimeve ne si odë i kemi bërë ne kanë kaluar”.

“Në takimin e parë që kemi pasur me zyrtarët e qeverisë jemi dakorduar që këtë manual deri me datën 1 korrik ta respektojmë varësisht prej rasteve epidemiologjikë në nivel vendi atëherë shpresoj që me 1 korrik të kemi masa të tjera dhe të shkojmë drejt normalitetit”.

Ndërsa, për pakon e rimëkëmbjes e cila shumë shpejt do të prezantohet nga Qeveria, Muçiqi tha se duhet të jenë të përfshirë edhe këta të fundit dhe me një vlerë më të madhe jo nga ajo që ka qenë prej 170 euro për punëtorët.

“Unë mendoj që është dashtë që ministria e Ekonomisë dhe e Financave të na kenë parasysh, mirëpo duhet të na kenë parasysh që të rritet kjo vlerë e rimëkëmbjes ekonomike”, tha ai për eo.

Në fund Muqiqi tha se për t’u rimëkëmbur ky sektor kërkon edhe dorën e shtetit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *