Pre. Dhj 6th, 2024

Qeveria Kurti merr mbështetje për aksionet në veri

Policia e Kosovës dje në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion kundër mallrave të kontrabanduara. Ky aksion është zhvilluar edhe Mitrovicë dhe në veri të vendit. Gjatë këtij aksioni, në veri Policia ka hasur në rezistencë nga serbët lokalë, të cilët kanë bllokuar rrugët dhe gjithashtu kanë sulmuar pjesëtarët e policisë me gurë, si dhe duke përdorur bombola gazi, si dhe të shtëna me armë zjarri e granata dore.

Kjo ngjalli reagime të shumta, kështu edhe analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se Qeveria Kurti ka të drejtë të zhvillojë veprimtari në territorin e saj, kështu që serbë duhet të mësohen se Kosova është e pandashme.

Ai shtoi se sa më shpesh që policia e Kosovës shkon në veri, aq më shumë serbë do të binden se Veriu nuk është Serbi por Kosovë.

Madje sipas Mehmetit, Qeveria Kurti nuk duhet të heqë dorë nga intervenimet e tilla.

“Qeveria e Kosovës ka të drejtë të zhvillojë veprimtarinë e saj në çdo territor të saj. Duket se serbët për kohë të gjatë kanë qenë të përkëdhelur, tani me Kurtin po iu vjen e papritur që policia shkon shpesh atje. Por, serbët duhet të mësohen se Kosova është një dhe e pandashme, dhe se qeveria e Kosovës ka të drejtë të kontrollojë çdo territor të saj. Kështu që, sa më shpesh të shkon polica e Kosovës atje, aq më shumë serbët do të mësohen me këtë fakt, duke u bindur se Veriu është Kosovë dhe jo Serbi. Aksioni i sotëm është legjitim, qeveria nuk duhet të heq dorë nga intervenimet e tilla, sa herë që e sheh të arsyeshme një gjë të tillë për të vënë nën kontroll situatën, në çfarë do forme dhe mënyre”, ka përfunduar Mehmeti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *