Hën. Tet 7th, 2024

Ramush Haradinaj: Albin Kurti të jap dorëheqje

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje.

Ai ka kritikuar Kurtin që ka vendosur që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të jetë kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.

Haradinaj ka thënë se nëse ky është kualiteti se si Kurti do të përballet me sfidat që i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është që ai të jep dorëheqje sot.

“I dëgjojmë plotë që kërkojnë dorëheqjen ministrit Vitia. Mendoj që po është legjitime kërkesa, por faji nuk nuk është te Vitia faji është te shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, e vlerëson të arsyeshme me kandidu ministrin e Shëndetësisë për kryetar komune. Në këtë rast besoj që kërkesa legjitime për dorëheqje i drejtohet Kurtit dhe apeloj te ai që nëse ky është kualiteti se si do të përballet ai me sfidat që i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot, mos e mbajt peng popullin dhe mos me i vonu veprimet e duhura rreth pandemisë”, ka shtuar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *