Mar. Pri 30th, 2024

Revoltohen kosovarët në kufi me Serbinë, s’e përjashtojnë nisjen në këmbë për Kosovë

By Rtv Arbëria Pri 17, 2024

Qytetarë të shumtë kosovarë kanë mbetur të bllokuar tashmë e mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi.

Kjo si pasojë e autoriteteve serbe që nuk po lejojnë të kalojnë autobusët kosovarë, ndër ta edhe disa persona janë duke u marrë në pyetje.

Siç thonë qytetarët në vendin e pritjes, policët serbë u thonë se vendimi vjen nga Beogradi.

Por, ata tashmë janë revoltuar dhe kanë shprehur gatishmërinë që të protestojnë.

Ndërsa, tashmë në kufirin Kroaci-Serbi ka mbërritur edhe autoambulanca, pasi disa prej kosovarëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të pritjeve të mëdha./I

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *