Sht. Tet 12th, 2024

Shenja pozitive për vizat, ky shtet premton përkrahje për Kosovën

Sinjale pozitive për vizat, ky shtet premton përkrahje për Kosovën

Çekia do të shtyjë përpara agjendën e Ballkanit Perëndimor përgjatë kohës sa do të kryesojë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Një nga çështjet për të cilën do të bëjnë përpjekje për të lëvizur përpara është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, raporton Euractiv.

Kështu ka thënë ambasadorja e Çekisë në Sarajevë, Ivana Hlasova.

“Këtij vendi iu vendosen kushte dhe i plotësoi disa vite më parë, siç e konfirmoi Komisioni Evropian në atë kohë. Megjithatë, kërkesa për pajisje me viza nuk është hequr ende. Kjo është një çështje e qartë për ne dhe ne do të përpiqemi ta çojmë përpara aq sa mundemi”, ka thënë Hlasova.

Plane të tjera çeke tashmë po marrin formë, me Francën që gjeti një mënyrë për të zhbllokuar mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke i hapur rrugë fillimit të bisedimeve të zgjerimit për këtë të fundit dhe Shqipërinë.Mosmarrëveshjet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor janë diçka që Republika Çeke dëshiron të eliminojë nga procesi i zgjerimit të BE-së, ka deklaruar Hlavsova.

“Ka kaq shumë mosmarrëveshje dypalëshe në Ballkanin Perëndimor, saqë kjo mund të ndalojë plotësisht procesin e zgjerimit. Prandaj, ne vazhdojmë të themi – zgjidhini problemet tuaja dypalëshe mes vete”, ka theksuar ajo

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *