Hën. Maj 13th, 2024

Shkëlqeu në vikend, Edon Zhegrova futet në formacionin e javës në Ligue 1

By Rtv Arbëria Pri 1, 2024

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është futur në formacionin e javës në Ligue 1 të Francës.
Ylli kosovar zhvilloi një super ndeshje me fanellën e Lille në derbin ndaj Lensit, ku e fituan me rezultatin 2:1.

Zhegrova në këtë ndeshje realizoi dy gola të bukur dhe luajti deri në minutën e 77’të.

Preku 42 herë topin, bëri 15 pasime të sakte dhe u vlerësua me notën 8.2.

Lojtari “Dardan” gjatë këtij sezoni në Ligue 1 në Francë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *