Die. Pri 28th, 2024

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e Superligës së Kosovës

By Rtv Arbëria Mar 28, 2024

Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës janë caktuar gjyqtarët për javën e 27-të.

Të shtunën zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan Indeksonline

Gjyqtari kryesor në këtë duel është Lirim Jashari, me asistentë: Bujar Selimaj, Zgjim Rrahimi dhe Alban Shala.

Në ndeshjen mes Malishevës dhe Dritës, gjyqtar kryesor do të jetë: Bigan Ibërdemaj, me asistentë: Edmond Zeqiri, Bajram Kabashi dhe Ilir Mehmeti.

Të dielën luajnë tri ndeshje, kurse te ndeshja Llapi – Liria gjyqtarët do jenë: Bardh Ajeti, asistentët: Granit Hyseni, Fatlum Jashari dhe Egzon Dakaj.

Kurse te takimi, Feronikeli – Fushë Kosova, gjyqtar kryesor është Visar Kastrati, me asistentë: Arbnor Bullatovci, Bekim Rama dhe Dardan Çaka.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjini zhvillohet në stadiumin me bari sintetik, me gjyqtar kryesor: Valon Bajgora, asistentët: Fatlum Berisha, Gzim Mehmeti dhe Mervan Bejtullahu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *