Sht. Pri 27th, 2024

Lista për Euro 2024, vazhdon në distancë lufta për një vend në kombëtaren e Shqipërisë

By Rtv Arbëria Mar 27, 2024

Marsi kuqezi ka ulur siparin me futbollistët e kombëtares që janë kthyer në klubet respektive.

Sfidat me Kilin dhe Suedinë kanë dhënë indikacione të rëndësishme në perspektivën e Euro 2024, me takimet e radhës që do të luhen në qershor, pak ditë para nisjes së kompeticionit kontinental, kur me shumë mundësi pjesa dërmuese e listës do të jetë përpiluar, ndaj dhe ndërkohë për të gjithë protagonistët kuqezi lufta për të siguruar një vend në avionin që do të shkojë në Gjermani vazhdon.

Tanimë në distancë, të gjithë duhet të japin maksimumin në klubet respektive deri në fund të sezonit, për të mos humbur takimin më të rëndësishëm të karrierës. Sylvinho pasi ka marrë shënim gjithçka i duhet në lidhje me pikëpyetjet e hartimit të listës, tani do të vijojë vëzhgimin në distancë dhe jo vetëm, duke qenë shpesh edhe pranë futbollistëve në ndeshjet respektive për të shuar edhe dyshimet e fundit.

Ashtu siç dëshmuan edhe miqësoret që sapo u mbyllën, minutat e aktivizimit dhe një formë optimale me klubet janë një faktor i rëndësishëm jo vetëm për të rritur kuotat në vlerësimin e trajnerit por edhe në paraqitjen në fushë me kombëtaren, me të gjithë futbollistët në xhiron e saj, që duhet të bëjnë sa më mirë të munden në një nga segmentet më të rëndësishme të karrierës në klubet respektive.

Shumicën absolute të tyre, duke nisur nga protagonistët e kolonisë kuqezi në Serie A Gjimshiti, Asllani, Ismajli, Bajrami, Ramadani, Kumbulla, Hysaj e Berisha, Brojën e Strakoshën, në Premier League, Uzunin apo Balliun në La Liga apo Kejdi Baren në Segunda Divizion, apo Gjasulën në Bundesliga do të mund t’i ndiqni në çdo ndeshje, çdo fundjavë në ekranin e SuperSport aty ku nuk do të mungojnë informcionet e detajuara, por dhe reagimet e çdo futbollisti në xhiron e kombëtares në çdo moment në edicionet informative e natyrisht dhe emisionin e dedikuar të përjavshëm Analizë Kuqezi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *