Mar. Kor 16th, 2024

Shoqata e Naftëtarëve i dërgon letër Kurtit: Çmimi i derivateve skandaloz, kompanitë mund të falimentojnë!

By Rtv Arbëria Tet8,2022

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka nisur letër kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku ka deklaruar se çmimet tavane të derivative të naftës janë skandaloze.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka pohuar se çmimi tavan shitës është nën çmimin belrës, raporton Indeksonline.

Sipas tij, kjo gjë i dëmton rëndë kompanitë, të cilat edhe mund të falimentojnë.

“Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike, dhe shumë shpejt shumë nga kompanitë do të falimentojmë, për shkak të çasjes së gabuar të Qeverisë në vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha, po ashtu ato individuale me kosto më të ulët të operimit, janë barazuar” thuhet në letrën e dërguar nga Berjani.

I njëjti ka thënë se janë të hapur pët të diskutuar për modalitetin e përshtatshëm të rregullimit të këtyre çmimeve.

Kjo është letra e plotë e Berjanit, e siguruar nga Indeksonline:

I nderuar kryeminister:

z. Albin Kurti

e nderuar ministre

Rozeta Hajdari

Nderrmerreni masa

Vendimi i fundit i Qeverise per vendosjen e cmimeve tavan te derivateve, eshte skandaloz pasi qe cmimi i vendosur shites eshte nen cmimin bleres.

Cmimi bleres per Nafte, sot eshte: 1.75 Euro, dje ishte: 1.68 Euro, ndersa pardje: 1.66 Euro.

Ndersa cmimi tavan i vendosur nga Qeveria per nafte eshte:1.67 Euro.

Vendime te ketij lloji jane duke i detyruar kompanite te operojne me humbje trashanike, dhe shume shpejt shume nga kompanite do te falimentojme, per shkak qasjes se gabuar te Qeverise ne vendosjen e cmimit tavan. Ku si kompanite e medha po ashtu ato individuale me kosoto ma te ulet te operimit jane barazuar.

Kjo praktike sigurte do ti falimentoj shume kompani dhe me mija punetor do te mbesin pa pune.

Sinqerisht ju lutemi qe te ndrroni kete praktike, si gjithnje jemi te hapur te diskutojme per modalitetin me te pershtatshem per rregullim te cmimeve, duke u bazuar ne analiza te mirefillta.

Me Rrespekt

Fadil Berjani

Kryetar i shoqates se naftarve te Kosoves

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *