Enj. Kor 18th, 2024

“Shota”, si duket makina e parë shqiptare e luftës (Video)

By Rtv Arbëria Qer18,2024

“Shota”, makina e parë e luftës që është prodhuar në Shqipëri, po ekspozohet në panairin ndërkombëtar të armëve “EUROSATORY 2024” në Paris.

Producenti i A2 CNN, Eno Luarasi, e ka ndjekur nga afër panairin ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani që operojnë në sektorin e prodhimit dhe shitjes së armëve nga e gjithë bota dhe për herë të parë ka arritur të filmojë brenda automjetit luftarak të blinduar.

“Shota” është një prototip që thuajse nuk dallon fare nga simotrat e prodhuara në Europë, Turqi apo SHBA ndaj në panair ajo ka ngjallur interes të lartë te kompani të huaja dhe shtete aleate të Shqipërisë.

“Shumë kompani të huaja gjithashtu dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës kanë shkuar në stendën e ‘Shotës’. Është interesante pasi ‘Shota’ ka formë pak më ndryshe se autoblindat klasike. Ajo është e specializuar veçanërisht për transportimin e trupave gjithashtu edhe mbrojtjen e tyre nga minat që mund të vendosen gjatë misioneve të patrullimit. Mjeti në fjalë ka sjellë formë të re përsa i përket kategorisë së këtyre automjeteve. Shumë kompani të huaja kanë shfaqur interes për këtë produkt ‘Made in Albania’”, raportoi Eno Luarasi nga Parisi.

NDIQNI KETU PAMJE NGA SHOTA BLINDA USHTARAKE SHQIPTARE

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *