Hën. Dhj 9th, 2024

Sqarohet Gjykata: S’kemi lëshuar urdhëresë për Xhelal Sveçlën, por për tre të tjerë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal sot ka qenë e caktuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Xhelal Sveçlës dhe 12 të pandehurve të tjerë, për veprën penale nga neni 412.

Seanca e shqyrtimit fillestar nuk është mbajtur në mungesë të shtatë të pandehurve, prej tyre dy të pandehur kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt, për dy të pandehur nuk ka pasur dëshmi se janë ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa për tre të pandehur ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim nga stacionet policore , mirëpo që nuk janë realizuar dhe Gjykata është informuar nga Policia e Kosovës, se të njëjtit nuk janë gjendur në vendbanimet e tyre, andaj në mungesë të pandehurve seanca është shtyrë në afat të pacaktuar.

“I pandehuri Xhelal Sveçla nuk ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim, i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe gjithashtu nuk është lëshuar asnjë urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj tij për seancën e radhës” thueht në sqarimin e Gjykatës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *