Die. Tet 6th, 2024

Të premten e ‘dridhen’ sheshin/ BSPK takohet me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Katër ditë pasi e mbushën sheshin me protestues, sot kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së u takuan me deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për ta gjetur një zgjidhje.

Në takimin i cili u mbajt në Zyrën e Grupit Parlamentar të LVV-së, Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së bisedoi me deputetët për shqetësimet reale të të punësuarve dhe kërkesat e arsyeshme të BSPK-së ndërlidhur me gjendjen e të punësuarve në Republikën e Kosovës.

Deputetët u shprehën tejet të interesuar dhe u zotuan që proceset e dialogut social të qohen përpara si duhet dhe të lëvizet drejt realizimit të kërkesave të arsyeshme të BSPK-së.

BSPK pret që nisma e sotme të vazhdohet edhe më tej e sidomos të kurorëzohet me rezultatet e duhura të cilat do të hiqnin shqetësimet reale të të punësuarve duke u plotësuar kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e të cilat janë parashtruar në vazhdimësi e të cilat edhe u parashtruan në Protestën e 20 majit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *