Hën. Dhj 9th, 2024

Testi madh i Përparim Ramës, më 5 janar votohet për Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë komunale të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

“Me 5 janar kemi seancën për zgjedhjen e Kryesuesit të Asamblesë”, tha Zogaj për Indeksonline.

Kujtojmë se kjo seancë do të mbahet 24 orë para mbylljes së afatit për zgjedhjen e kryesuesit.

Nëse dështon, atëhere shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për asamblenë komunale.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës nuk ka dhënë informacione se kush do të jetë kandidat për kryesues.

Në anën tjetër, në shumë komuna të Kosovës, partitë opozitare kanë arritur t’i zgjedhin kandidatët e tyre në këtë post.

LDK e vetme në Prishtinë nuk i ka numrat për zgjedhjen e kryesuesit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *