Enj. Tet 10th, 2024

U takuan në prani të Merkelit dhe Macronit, Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Vendtakimi qëlloi të jetë Bërdo në Slloveni, ku u mbajt një samit i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kurti tregoi se për çfarë u bisedua në këtë takim, ndërsa theksoi Procesin e Berlinit.

“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.
(E plotësuar 16:40) – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Vendtakimi qëlloi të jetë Bërdo në Slloveni, ku u mbajt një samit i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kurti tregoi se për çfarë u bisedua në këtë takim, ndërsa theksoi Procesin e Berlinit.

“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.

Ai tha se Kosova i mbështet marrëveshjes në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.

Paraprakisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *