Hën. Pri 29th, 2024

Vazhdon testimi fizik i mbi 1 mijë kandidatëve për policë

By Rtv Arbëria Mar 29, 2022

Policia e Kosovë pas publikimit të rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë dhe informimit të tyre me kohë, ka vazhduar me fazën e dytë të testimit të shkathtësive fizike i cili ka filluar të mbahet nga data 28.03.2022 deri me datën 30.03.2022, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” nga vetë Policia.

“Në këtë testim janë të ftuar 1447 kandidatë të cilët kanë kaluar fazën e testimit me shkrim.
Numri i kandidatëve të cilët po i nënshtrohen testit fizik në baza ditore është 500 kandidatë të ndarë në dy grupe, proces ky i cili vazhdon edhe nesër”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *