Sht. Pri 27th, 2024

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputetja e AAK-së: Dëshmuan avancimin e pjekurisë politike dhe qytetare

By Rtv Arbëria Tet 18, 2021

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitja, ka përgëzuar për zgjedhjet në Kosovë të mbajtura dje.

Ajo ka thënë se këto zgjedhje dëshuman avancimin e pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë.

Pavarësisht pandemisë, dëshmuan kulturë dhe qytetari që mund të krahasohet edhe me demokracitë e avancuara të vendeve të zhvillura.

Postimi në Facebook:

Zgjedhjet e djeshme lokale dëshmuan për avancimin e pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë. Këto zgjedhje dhe kampanjat zgjedhore të organizuara nga partitë politike, në kushte krejtësisht tjera për shkak të pandemisë me Covid 19, dëshmuan kulturë dhe qytetari që mund të krahasohet edhe me demokracitë e avancuara të vendeve të zhvillura.

Dua të uroj gjithë qytetarët e vendit për nivelin e arritur në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Uroj të gjithë asambleistët e zgjedhur si dhe kryetarët e të gjitha komunave që fituan besimin qytetarë në raundin e parë, në veçanti kryetarin e Suharekës, vendi nga i cili vij dhe unë. Gjithashtu iu uroj suksese atyre që janë në balotazh dhe shpresoj të fitojnë më të mirët!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *