Die. Maj 5th, 2024

Zgjedhjet presidenciale në Maqedonin e Veriut: KSHZ: Rezultatet e para jozyrtare do t’i shpallim rreth mesnatës

By Rtv Arbëria Pri 24, 2024

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deklaruar se rreth mesnatës do t’i shpallin dhe rezultatet e para jozyrtare të raundit të parë për zgjedhjet presidenciale.

“Ne kemi një tjetër konferencë për shtyp në orën 19:30 në të cilën do të bëhet e ditur pjesëmarrja totale në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Meqenëse të dhënat nga Komisionet Komunale Zgjedhore i marrim me ndihmën e IT-së, shpresojmë se para mesnatës do të kemi më shumë se 50 për qind të rezultateve dhe do të mund t’i shpallim”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në orët e pasdites një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se sot qytetarët votuan për president të vendit, teksa nga KSHZ deklaruan se ka pasur jehonë më të lartë të votuesve se në zgjedhjet parlamentare të kaluara.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *