Hën. Mar 4th, 2024

lajmet e mbremjes, e premte 11.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 11, 2020

***Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar çështjen e dosjeve të dërguara ditë më parë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës..***Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë shënuar 50 raste të reja me koronavirus në vend, ndërsa raportohet edhe për pesë të vdekur në 24 orët e fundit.Janë shëruar edhe 117 pacientë të tjerë.*** Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, deklaroi sot se SHBA-ja inkurajon nënshkruesit e Marrëveshjes në Uashington që ta zbatojnë atë ashtu siç e kanë nënshkruar, raportojnë mediat e Beogradit.*** Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj***Qeveritë e Kosovës, SHBA-së dhe e Serbisë nominohen për Çmimin Nobel për Paqe.***Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë ftuar kryeministrin Avdullah Hoti në raportim përpara Komisionit për Legjislacion.Sipas njoftimit të VV-së, Hoti ftohet për “paralajmërimet e tij për zbatimin e marrëveshjes kundërkushtetuese për themelimin e Zajednicës’”.***Kryetari i Prishtinës paralajmëron zgjidhje për problemin e qenve endacakë në kryeqytet.***Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se përderisa është ende në fuqi vendimi për mbajtjen e distancës, janë të obliguar që të mos lejojnë më tepër se 25 udhëtarë nëpër autobusë.***nga bota: Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë 19-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.***moti:.Të shtunen parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nga 12-29 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14496.Të Shëruar: 11150, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *