Hën. Maj 27th, 2024

Lajmet e mesditës, e enjte 30.07.2020

By Rtv Arbëria Kor30,2020

***Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave të mbajtur sot, ka thënë se për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19, të premten nuk do të falet bajrami :“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK’u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava..*** Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për shpalljen e konkursit për specializantë.Ai në konferencën e mbajtur për media të enjten, ka thënë se do të hapen 1.034 vende, që sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë.*** Ambasadori i gjerman në Kosovë, Jörn Rohde sot ka filluar punën në Kosovë.*** SBASHK-u përmes një komunikate kujton deputetët e Parlamentit të Kosovës që duke debatuar për rishikimin e buxhetit të Kosovës mos të harrojnë kërkesat e punëtorëve arsimor të cilat SBASHK vazhdimisht i ka bërë publike dhe i ka prezantuar edhe në takimin e 1 korrikut me kryeministrin Hoti***Kryeministri Avdullah Hoti është kundër idesë së Mini-Shengenit Ballkanik. Ai tha se nuk ka një të tillë në përgjigjen se a do t’i bashkohej inciativës së kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.*** ***moti: Të enjten parashihet te mbaj mot me diell, temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 35 gradë celcius (me ndjeshmeri deri ne 38 gradë).***covid-19 në Kosovë: total raste 7846, të sheruar, 4267***www.rtvarberia.com***

 

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *