Sht. Pri 27th, 2024

NGJARJET E DITES, E HENE, 10.05.2021

By Rtv Arbëria Maj 10, 2021

“Nuk jemi të varfër, jemi të plaçkitur!” – Pozhari reagon ashpër pasi vëllai i Hashim Thaçit mori mbi 176 mijë euro!

Gazetari Xhevdet Pozhari ka reaguar ashpër pas raportimeve se vëllai i Hashim Thaçit, Gani Thaçi ka marrë para edhe pas pensionimit nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Pozhari e bëri një krahasim me shumat e pagave vjetore të 15 ministrave të Qeverisë Kurti,
Në vazhdim, ai u shpreh se ne qytetarët e Kosovës nuk jemi të varfër, por jemi të plaçkitur.
Postimi i plotë
216 mijë euro paga në vit paguhen të 15-të ministrat e Qeverisë Kurti.
Ndërsa, 176 mijë euro t’i rruan nga penzionimi vëllai i Hashim Thaçit.
Nuk jemi të varfër, jemi të PLAÇKITUR.

Borrell: Nuk mund të shkojmë në pushim, pa rifilluar dialogu Kosovë-Serbi

Shefi i Diplomacisë Europiane, Josep Borrell, ka thënë se nuk do shkojnë fare në pushim, para se të rinis dialogu mes Kosovës e Serbisë.
Borrell në një konferencë për media, deklaroi se takimi në para fundit të qershorit, pritet të mbahet ashtu siç janë dakorduar me Kryeministrin Albin Kurti.
”Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti”.
Pyetur nëse kanë caktuar ndonjë datë lidhur me takimin e paraparë në Bruksel, Borrell deklaroi se akoma s’ka diçka të tillë.
”Nuk ka lajme të reja, që nga takimi i fundit që pata me Kurtin. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përgatitur”.
”Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu”.
”Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”

Muja: Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit

Qeveria e Kosovës, parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrotjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro.
Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se, Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale.
Postimi në Facebook:
Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrotjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale.

2 te vdekur ,202 të shëruar dhe 47 raste me COVID-19!

Njoftimi nga IKSHPK

202 TË SHËRUAR DHE 47 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!
!
Respektoni distancën!


Një person shoqërohet në Polici për të shtënat në veri të Mitrovicës

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ky njeri ka qëlluar disa herë nga një pistoletë dje pasdite, dhe dyshohet se ai më pas ka hedhur armën e tij në lumin Ibër.
Policia gjeti dhe konfiskoi në vend dy gëzhoja pistolete gazi.
Siç thuhet, me vendim të prokurorit, kjo çështje hyn në procedurë të rregullt.
Kujtojmë që policia nuk ka gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Gastronomët duan lirim të masave: S’jemi paguar ende për dy javët që u mbyllëm

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të bëjë një plan për sezonin veror, pasi iu ishte premtuar se nëse do të respektohen masat dhe bie numri i të infektuarve me COVID-19, atëherë do të ketë lirim të masave.
Megjithatë, nga kjo shoqatë thanë se këto premtime nuk po mbahen, ndërsa paralajmërojnë protesta në qoftë se nuk do të ulen së bashku me ekzekutivin për shqyrtimin e masave të reja.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi thotë për KosovaPress se qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre si dhe nuk mbajti premtimet, ndërsa shton se nuk iu dhanë as subvencionet e premtuara pas mbylljes dyjavore.
Kllokoqi: Qeveria premtoi lirim të masave
“Kur u vendos qeveria e re me një formë u dakorduam për mbyllje 12 ditore të gastronomisë, e cila ishte shumë e rëndë për ne, mirëpo pasi kishte subvencionim të pagave dhe të qirave ne e pranuam ku u premtua dhe u betua që do të jetë në fund të muajit prill në fillim të muajit maj ky subvencionim, kjo nuk ndodhi edhe në tani jemi me 10 maj dhe ende nuk kemi diçka konkrete më pas u bashkuam për të krijuar vet masat e reja ku u betuam ne si gastronomë që do t’i respektojmë edhe jemi duke i respektuar, më pas ishte premtim që nëse ne do i respektonim edhe do të binin numrat atëherë ministria do të lirojë masat që i bie në këtë rast orarin edhe distancën, ose diçka tjetër, mirëpo kjo nuk ndodhi prapë”, tha ai
Kllokoqi kërkon nga Qeveria e Kosovës një plan të qartë për verën, pasi vendet e rajonit kanë filluar të hapen dhe vendi ynë po ngelet mbrapa.
Sipas tij, duhet që vaksinimi të ndodhë më shpejtë, pasi nuk mjafton respektimi i masave kur kufijtë janë të hapur dhe njerëzit orientohen drejt vendeve fqinje.
Kllokoqi: Me kufijtë hapur vetëm po importojmë virusin në Kosovë
“Nuk ka ende Kosova ose Qeveria e Kosovës një plan për verën, kjo është duke na dëmtuar më së shumti. Ne jemi këtu duke kaluar në fazën më të keqe të Ballkanit si Kosovë po flas, sepse po shohim se Shqipëria ka hapur klubet e natës dhe është duke organizuar festivale për 10 mijë persona, njëjtë Serbia, njëjtë Mali i Zi të cilat vetëm kanë filluar kurse ne ende jemi duke pritur kontingjentin e dytë të vaksinave dhe kuptohet që ne i themi qeverisë që të orientohet drejt vaksinimit të popullit dhe jo ndaj metodave klasike të respektimit të masave sepse këto më nuk do të kryejnë punë sepse kufijtë janë të hapur edhe ti veç mundesh të më ndalosh një dasmë në Kosovë, por ne vetëm do t’i marrim këta njerëz dhe do të shkojmë të organizojmë dasmë në Shqipëri dhe paret do t’ia lëmë Shqipërisë dhe do të importojmë virusin në Kosovë”, tha ai
Kllokoqi i bën apel Qeverisë së Kosovës që të ulën dhe të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje edhe për klubet e natës dhe për sallat e dasmave.
Kllokoqi: Të mos i mësojmë diasporës rrugë të tjera
“Ne nuk është që nuk kemi organizuar protesta edhe në qeverinë e kaluar veç ja kemi marrë dorën kësaj pune, nuk është punë me dëshirë që e bëjmë ne tërë kohën i provojmë të gjitha rrugët alternative demokratike, kuptohet që ne e ftojmë prapë qeverinë që të bisedojmë dhe bashkërisht të ulemi t’i vendosim masat e reja, nuk po themi me i hap klubet e natës dhe sallat e dasmave pa asnjë distancë apo pa asnjë kontroll thjesht le të merr Instituti përsipër, ne do t’i mbulojmë ato shpenzime si biznese, për të kontrolluar sikur në vendet e rajonit siç po ndodh le të bën Instituti me ‘rapid test’ kontrollin e personave që hyjnë në klub ose në sallë dasmave dhe inspektorat e AUV-it le të na tregojnë për distancën ku duhet me u mirëmbajt këto. Po shpresoj që kanë me i hap sytë edhe veshtë me pa që edhe ekonomia është duke vuajtur edhe thjesht mos t’ia mësojnë diasporës një rrugë tjetër, mos ta humbim remitancën e vendit”, tha ai
Masat e fundit të Qeverisë kufizuan qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00, si dhe u lejuan gastronomeve vetëm 40 klientë për 100m2.

Parashikimi i Motit

Gjatë ditës së marte parashikohet mot me diell, temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 27 gradë celcius. Në Tiranë poashtu parashikohet mot me diell ,temperaturat do te levizin nga 15 deri në 27 gradë celcius.

Covid – 19 në Kosovë:
Total raste: 106489, Të shëruar: 97877, Të vdekur: 2210

www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *