Një ditë me plot takime në Pejë, ministri Krasniqi jep detaje për agjendën e ngjeshur

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka patur agjendë të ngjeshur sot në qytetin e Pejës.

Bashkë me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv dhe kryetarin Muhaxheri, ministri ka patur disa takime në Pejë.

“Me Kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri, pritëm në vizitë, ambasadoren e në , shkëlqësinë e saj, Tammy Ziv.
Në takim diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik lokal duke pas parasysh mundësitë të cilat i ofrojnë Komunat tona.
Vizituam dy fabrikat e ujit ‘Spirit of Drini’ dhe ‘Ujë Rugove’ të cilat kanë arritur që ujin e shëndetshëm dhe të shijshëm të burimeve ta sjellin në tryezat tona.
Fabrikën e përpunimit të drurit ‘Green House’ nga e cila përpunohet druri dhe ndërtohen projekte duke u bazuar në efiçencë, estetikë dhe teknologji të gjelbër.
Drinin e Bardhë dhe Shpellën e Radacit ‘Bukuroshën e Fjetur’ të cilat janë atraksione turistik dhe disa nga shumë mrekullitë natyrore të Komunës së Pejës.
Muzeun i cili ruan vlerat kulturore, arkeologjike dhe pasqyron historinë e pasur të trashigimisë kulturore përmes artefakteve të ruajtura në Muzen e Pejës.
Qendrën e Turizmit, për të njoftuar ambasadoren Ziv lidhur me guidat turistike, mundësitë për zhvillimin e turizmit dhe projektet e bashkëpunimit ndërkufitar të cilat kanë krijuar kushte dhe shtigje të reja për turistët” shkruan Krasniqi në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi