Die. Maj 5th, 2024

8 të lënduar brenda një ore në aksidente trafiku, Policia ka një apel për shoferët

By Rtv Arbëria Kor 10, 2022

Që nga mesdita e deri rreth orës 14:00 vetëm në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur tre aksidente me ç’rast janë lënduar tetë persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në rajonin e Prishtinës brenda më shumë se një ore janë lënduar tetë persona si pasojë e aksidenteve të ndodhura.

Në mesditë ka ndodhur një vetëaksident në fshatin Bresje të Fushë Kosovës me ç’rast është lënduar një person.

Ndërkaq rreth orës 13:10 në fshatin Lluzhan janë përfshirë katër vetura në një aksident, ku për pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore.

Po ashtu, në fshatin Vranidoll rreth orës 13:50 në një aksident ku ishin të përfshira dy vetura janë lënduar tre persona.

Duke e parë këtë numër të aksidenteve dhe të lënduarve vetëm në rajonin e Prishtinës për një kohë shumë të shkurtër, Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes së automjetit të tyre.

“Njësitet kompetente policore iu janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në këto aksidente dhe janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme. Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të shmangin përdorimin e telefonave celular dhe mos të drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo në ndikim të alkoolit”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *