Hën. Maj 6th, 2024

Detaje nga aksioni i sotëm i doganës, u konfiskuan 70 telefona të “mençur “ ishin pa dokumente

By Rtv Arbëria Sht 7, 2023

Një aksion i gjerë i doganës së Kosovës që ka nisur sot ndaj disa mobi-shopëve në Prishtinë dogana ka konfiskuar 70 telefona pa mbulesë dokumentare , respektivisht të kontrabanduara. Kështu kanë bërë të ditur burime të “Indeksonline” nga dogana e Kosovës.

“Në kontrollin e 7 lokacioneve në Prishtinë janë gjetur të kontrabanduara 70 telefona të modelit “IPhone”, “Samsung” etje. Për këta telefon shitësit e mobishopeve nuk kishin mbules të dokumentacioneve apo dëshmi të pagesës së taksave doganore, pra janë kontrabanduar”, tha ky burim.

Sipas tij telefonët janë konfiskuar, ndërsa ndaj përsonave që kanë kontrabanduar telefonat vazhohet me procedura ligjore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *