Hën. Maj 6th, 2024

Kurti: Greqia mund të na njohë së shpejti

By Rtv Arbëria Sht 8, 2023

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën. Në intervistën për televizionin polak “TVP World”, Kurti tha se prej 5 vendeve, Greqia është afër njohjes

Përgjatë këtyre viteve Kosova ka shënuar një progres të caktuar për sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën brenda Bashkimit Evropian prej 27 shteteve, ka theksuar fillimisht kryeministri Albin Kurti për mediumin polak “TVP World”.

“Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë.” ka theksuar kryeministri Kurti, i cili ka shtuar se Kosova ka aplikuar për pranim në BE dhjetorin e vitit të kaluar dhe përkundër faktit që nuk e njohin pesë vende të BE-së

“Me BE-në kemi të nënshkruar Marrëveshjen kontraktuale të Stabilizim Asociimit dhe që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në politikë të Bashkimit Evropian. Ne do të bëhemi pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendojmë se procesi i integrimit në BE i shërben vendit tonë”, ka theksuar ai, raporton RTK.

“E bëjmë për vendin tonë duke plotësuar vlerat, standardet dhe parimet, por në të njëjtën kohë, kemi nevojë për ndihmën e Bashkimit Evropian. Gjithëpërfshirja jonë në BE nuk i shërben vetëm interesit tonë, së mirës sonë, sepse edhe ne duam të kontribuojmë. Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm historik dhe politik për paqen dhe prosperitetin që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka nënvizuar kryeministri Kurti.

Kemi nevojë për ndihmën e shteteve që na kanë njohur, për të na njohur vendet mos njohëse: Kemi nevojë për 22 nga 27 vendet e BE-së, për 26 nga 30 vendet e NATO-s dhe ndihmën e 34 vendeve nga 46 në Këshillin e Evropës, ka theksuar ai mes tjerash në intervistën për televizionin polak “TVP World” .

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *