Mar. Tet 8th, 2024

Ministria e Drejtësisë thotë se Danimarka nuk është tërhequr nga marrëveshja për Burgjet

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se Danimarka nuk është tërhequr nga Traktati ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e burgut në Kosovë.

Sallahu shkruan se sot ka patur kontakt direkt me Danimarkën dhe se të njëjtit kanë konfirmuar se qëndrojnë prapa marrëveshjes së arritur muaj më parë.

“Duam të njoftojmë opinionin dhe publikun e gjerë se lajmet e shpërndara se gjoja Mbretëria e Danimarkës është tërhequr nga Traktati ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze nuk qëndron dhe nuk është i vërtetë.
Gjatë ditës së sotme, kemi komunikuar drejtpërdrejt me zyrtarët nga Ministria e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës dhe ata na kanë konfirmuar se qëndrojnë tërësisht pranë zotimeve të dakorduara në Traktat dhe asgjë nuk ka ndryshuar në raport me marrëveshjen e përbashkët.
Është e rëndësishme të theksohet se tashmë shteti danez e ka ratifikuar Traktatin edhe në Parlamentin e tyre dhe gjithçka po vazhdon sipas planit të paracaktuar drejt përmbushjes së obligimeve të dyanshme mes nesh.
Në këtë drejtim, edhe ne së shpejti do të procedojmë Traktatin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve danze për në Qeverinë e Republikës së Kosovës për miratim, prej ku do të përcillet për në Kuvend për ratifikim.
Këto informacione kanë për bazë kontaktet e sotme me Ministrinë e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës” shkruan Sallahu në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *