Die. Pri 28th, 2024

Policia e Kosovës del me njoftim për dorëheqjet e policëve serbë

By Rtv Arbëria Nën 6, 2022

Policia e Kosovës ka dalë me deklaratë lidhur me dorëheqjet e policëve serbë në stacionin policor në veri.

Policia thotë se ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara.

Njoftimi i plotë:

Referuar zhvillimeve aktuale ju informojmë se edhe sot ka pasur paraqitje të dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut të vendit, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.

Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara.

Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar./

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *