Sht. Tet 12th, 2024

Thirrje për kursim për Institucione, dhe Kompani Publike e Private

Aq sa është e rëndësishme të kemi furnizim me energji elektrike po aq jetik është edhe kursimi i energjisë elektrike.

Për kursim sa më të madh të energisë elektrike, ndihmesë të madhe paraqet bashkëpunimi me të gjitha institucionet publike, kompanitë private, bankat, hotelieritë dhe të gjitha kategoritë tjera.

Që kursimi i energjisë elektrike të jetë sa më lehtë i aplikueshëm dhe praktik, ne kemi disa rekomandime nga ekspertët tanë.

· Meqenëse po i afrohemi stinëve të ftohta, duhet pasur parasysh që ngrohja me energji elektrike përbën rreth 70% të faturës mujore. Nga kjo kuptohet se shpenzuesi më i madh i energjisë është ngrohja.

Andaj, nëse është e mundur siguroni mundësi alternative të ngrohjes, sepse mosngrohja me energji elektrike do ta ndihmonte shumë sistemin.

· Temperatura e rehatshme e dhomës gjatë dimrit parashihet të jetë 18 deri më 21 gradë, andaj gjatë ditës ngrohja mund të ndalet për disa orë.

· Kur përdorimi i energjisë elektrike në ndërtesa publike është i panevojshëm pas përfundimit të punës, ne rekomandojmë që të bëhet shkyçja e të gjitha objekteve, përveç aty ku cenohet siguria.

· Në përfundim të orarit të punës aty ku është e mundur, të ndërpritet energjia elektrike në mënyrë automatike apo të bëhet shkyçje përmes paisjeve të mençura.

Në kohë krize çdo kilovat i kursyer është i vlefshëm, andaj të fillojmë nga sot, t’i ndalim pajisjet që nuk i përdorim dhe të kursejmë në mënyrë maksimale.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *