Sht. Pri 27th, 2024

Reagon Alban Hyseni pas sulmit ndaj portierit të Ballkanit në Gjilan

By Rtv Arbëria Pri 3, 2022

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas sulmit që ndodhi ndaj portierit të Ballkanit, në komunën e tij.

Ai shpreh keqardhje për këtë rast derisa Stivi Frashërit i uron shërim të shpejtë, raporton Indeksonline.

Hyseni po ashtu shkruan se skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport.

“Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë. Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport”, ka shkruar ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *